Dikur fushë futbolli që i rezistoi Serbisë, sot fshati Varosh as që përkujdeset për të! Shikojeni turpin!

Futboll

Dikur fushë futbolli që i rezistoi Serbisë, sot fshati Varosh as që përkujdeset për të! Shikojeni turpin!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 27 korrik 2017 Në ora: 16:09
Fusha kështu duket sot

Punët do t’i kishim shumë më mirë me futboll sikurse të kemi fusha të futbollit në shumicën e fshatrave të mëdha në Komunat e ndryshme të Kosovës. Nuk mund të zhvillohemi e të avancojmë me lojë, nëse të gjithë turremi për të stërvitur në fushat e klubeve të qytetit! Nuk mund të kemi cilësi kur nuk kemi as liga komunale të futbollit të madh në qytetet më të mëdha, si në Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Prizren, Gjilan, Gjakovë e Mitrovicë. Për këtë qytete do të ishte pasuri sikurse ato t’i kishin Ligat Komunale, ngase do t’i jepet tjetër ngjyrë.

Në kohën e okupimit, klubet me renome si Prishtina, Trepça, Vëllaznimi, Liria, Besa etj. luanin në fusha të ndryshme të improvizuar, që nga Sadovina, Dumnicë, Dushanovë, Varosh, Malishevë, Kçiç, Miradi,  Llukar, Raushiq, stadiumi i Flamurtarit, Shipkovci, Babushi i Muhaxherëve, Hogoshti, Novosella, Gjinoci, Zllakuqani, Studençani etj.  Të gjitha këto fusha nëpër fshatrat do të ishte mirë sot t’i kishim me emra të kohës së rezistencës dhe t’i ruajmë si sytë e ballit, sepse ishin fusha që na u gjeten në kohën kur i rezistuam me dinjitet okupatorit serb. Sa për ilustrim, fusha e futbollit në Varosh nuk është askund dhe e shkatërruar, apo për ta vajtuar deri në pikën e fundit. Çudi është edhe nga vetë fshatarët, të cilët për nga numri i banorëve që ka ky lokalitet, kanë mundur të organizohen dhe të mirëmbajmë këtë fushë, pasi që është krenari edhe për ata dhe jo fusha të jetë në gjendje të mjerueshme apo tronditëse.

Image
Fusha

Sepse nesër çdo të riut mund t’i mburren, fshatarët se këtu janë luajtur ndeshjet e Kampionatit të Republikës së Kosovës, Ferizaj – Prishtina, Ferizaj – Trepça, Ferizaj –Liria, aty kur milicia kriminale e Serbisë disa herë ndërpreu ndeshjet, përndiqte e rrahu shumë futbollistë mbase arrestoi e burgosi shumë veprimtarë sportiv. Jo fushat e rezistencës të jenë në gjendje tronditëse, pa asnjë investim, sepse ato janë krenari e të gjithëve. Fundja, ato u dashtë të kërkojnë ndihmë edhe nga sektori për sport në Komunën e Ferizajt, e të gjejnë një zgjidhje, edhe të mbetet si fushë ani se nuk kanë klub.  Madje e habitshme është nga Ilaz Mjaku, i cili është edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, që i takon fshatit Varosh, u dashtë të mendoj pak e të gjej forma të ndryshme që kjo fushë të mbetet një pasqyrë e artë, fusha e rezistencës.

Image
Si ishte më parë

Jo vetëm për Varoshin, por të gjitha fshatrat në qytetet tjera, u dashtë të organizohen ku i kanë fushat e rezistencës, sepse shumica nga to janë në mjerim apo janë bërë për të kullotur bagëtitë. Edhe Federata e Futbollit e Kosovës u dashtë të gjejë forma apo mënyra se si t’i ruajë këto fusha, fundja të mbesin edhe si format i muzeut!  Kështu që Varoshi e shumë fshatra tjera, duhet të turpërohen, se si nuk qenë në gjendje ta mirëmbajnë një fushë, sigurisht fajin do t’ia hedhin Komunës. Fshatrat vetë duhet të organizohen dhe të ruajnë pasurinë që kishin dikur, sepse edhe fushat e futbollit është një pasuri në vete dhe jo të gjejnë fajtorin për vendin që nuk përkujdesen vetë.  Fotot më së miri ilustrojnë gjendjen e fushës, që i dërgoi një lexues i yni! Kjo është për t’u turpëruar deri në pikën e fundit, se si fusha ka mbetur pa porta dhe se si e ka mbuluar bari e therat. Turp!

Image
Fusha
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat