Conte i thur lavde një sulmuesi

Futboll

Conte i thur lavde një sulmuesi

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 16:57
Menaheri i Chelsea, Antonio Conte

Shefi i Chelsea ka lavdëruar sulmuesin e Tottenham, megjithëse e di se transferimi i tij mund t’i kushtojë rrreth 112 milionë euro.

Menaheri i Chelsea, Antonio Conte, ka lavdëruar Harry Kane, duke theksuar se nëse do ta blinte një sulmues, ai do të ishte asi i Tottenham.

23 vjecari shkëlqeu edicionin e shkuar duke shënuar gati një gol për ndeshje dhe rritur numrin e golave në një edicion në azspektin personal.

Ky nivel efikasiteti e ka bërë Conte që ta pëlqejë sulmuesin, që e sheh si ndoshta më të mirin në botë.

“Për mua Kane është ndër sulmuesit më të mirë në botë. Nëse do ta blija një sulmues, ai do të ishte Kane”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat