Motta: Do ta mirëpresim Neymarin

Futboll

Motta: Do ta mirëpresim Neymarin

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 17:09
Thiago Motta

Futbollisti Thiago Motta ka thënë se do ta mirëpresin Neymarin. Ka kohë që flitet se sulmuesi i Barcelonës, Neymar, do të transferohet te skuadra franceze, PSG. Mesfushori Motta i ka uruar mirëseardhjen Neymarit ndaj të cilit nuk i kurseu elozhet, shkruan “Goal.com”. “Nëse ai vjen këtu, ne do ta mirëpresim atë krah hapur. Shpresoj që kjo histori të përfundojë mirë për PSG-në. Do të donim ta kishim Neymarin. Nënshkrimi i një lojtari të tillë është e vështirë të arrihet. Ai mund të luante në çdo ekip. Ai është një lojtar i madh. Cili ekip nuk do ta dëshironte atë?!”, ka thënë Motta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat