Hajvalia s’e ka synim elitën!

Futboll

Hajvalia s’e ka synim elitën!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 korrik 2017 Në ora: 19:27
Agim Maliqi në mes

Hajvalia ka qenë nënkampion i Kosovës në edicionin 2015-16 në elitën e futbollit, por tani është në Ligën e Parë të Kosovës. Hajvalia gjendet në periferi të Prishtinës, e cila është përballë me një krizë të madhe financiare, ky ka qenë shkaktari që humbën shumë lojtarë me përvojë dhe u larguan edhe nga elita.

Megjithatë, Hajvalia riorganizohet dhe ka një ekip me lojtarë të rinj e premtues, që besojnë e shpresojnë se brenda një periudhe jo të largët do të rikthehen në shoqërinë e vjetër. Ish futbollisti shumëvjeçar i Kosovës së Prishtinës,  Agim Maliqi, është kryetrajner i Hajvalisë, punon me një përkushtim në ngritjen e cilësisë. “Është java e tretë që kemi nisur me stërvitje në fushën në Kishnicë. Stërvitjet shkojnë shumë mirë. Jam i kënaqur shumë me punën që po e bëjnë këta djem të rinj. Kryesisht punojmë në...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat