Unitedi mendon për yllin suedez Forsberg

Futboll

Unitedi mendon për yllin suedez Forsberg

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 21:36
Emil Forsberg

Manchester United po tenton të bëjë një tjetër goditje të madhe në afatin kalimtar të verës.

Gjiganti anglez pasi ka nënshkruar me belgun Romelu Lukaku synon ta përforcojë edhe më shumë repartin ofensivë.

Emri i ri në listën e Jose Mourinhos është talenti suedez, Emil Forsberg.

Reprezentuesi i Suedisë, ka pasur një stinor të jashtëzakonshëm në Bundesliga me RB Leipzig.

25-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka bërë 22 asistime në Bundesliga.

Sipas medieve gjermane, United ka bërë gati një kontratë pesë vjeçare për sulmuesin anësorë.

Ndërkohë klubit gjerman ‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm t’i ofrojnë 40 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat