Liverpooli kërkon 150 milionë euro për Coutinhon

Futboll

Liverpooli kërkon 150 milionë euro për Coutinhon

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 21:45
Philippe Coutinho

Klubi anglez i ka treguar Barcelonës shifrën për të cilën do ta shesë yllin e skuadrës.

Philippe Coutinho po kërkohet me ngulm nga Barcelona dhe dje është raportuar që ai ka arritur marrëveshje personale me katalanasit.

Por sipas së përditshmes spanjolle Sport, reagimi i Liverpoolit ka qenë i menjëhershëm, duke i vënë çmimin e shitjes prej 150 milionë eurove reprezentuesit brazilian.

Nëse Barcelona do të pranojë të paguajë shumën e kërkuar nga Liverpoolit, atëherë Coutinho do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Kujtojmë se ‘Reds’ më herët kanë refuzuar oferta prej 80 milionë eurosh nga Barça dhe Paris Saint-Germain.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat