Ajeti afër transferimit te Crotone

Futboll

Ajeti afër transferimit te Crotone

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 22:51
Arlind Ajeti

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë do të ndërrojë skuadër.

Arlind Ajeti do të largohet nga Torino, por do të mbetet në Serie A, pasi që është shumë pranë transferimit te Crotone.

Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe shumë shpejt do të zyrtarizohet marrëveshja, që do ta bëjë mbrojtësin shqiptar futbollist të ekipit nga jugu i Italisë.

Për Ajetin ky është një rast i ri për ta treguar veten në futbollin italian pas një sezoni zhgënjyes te Torino, ku u aktivizua në vetëm katër ndeshje përgjatë tërë kampionatit, duke shënuar një gol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat