Pallotta: Nuk ia kam idenë se çfarë po ndodh me Milanin

Futboll

Pallotta: Nuk ia kam idenë se çfarë po ndodh me Milanin

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 14:21
James Pallotta

Presidenti i Romës nuk ia përton askujt, Milanit e Interit, sidomos, që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, James Pallotta, numri një i klubit verdhekuq në një intervistë është shprehur mjaft skeptik në lidhje me presidencën e re kineze të Milanit dhe shpenzimet që janë duke bërë, ndërsa i ka akuzuar pronarët e rinj se janë duke shpenzuar para që nuk i kanë.

“Nuk ia kam idenë se çfarë po ndodh me Milanin. Nuk ka kuptim. Në radhë të parë nuk kanë paratë për të blerë skuadrën, duke qenë se kanë marrë 300 milionë Euro borxh te njerëz që i njoh në Londër, e madje me një përqindje interesi shumë të lartë. Janë duke shpenzuar, ose të paktën janë duke bërë ndërhyrje paraprake për lojtarë dhe do t’i paguajnë pasojat në një farë pike. Ata thonë që bëjnë gjithcka për t’u kualifikuar në Champions, por kjo nuk do t’iu mjaftojë. Kur shumë e pagave të jetë e barabartë me të ardhurat nuk e di se cfarë dreqin do të ndodhë. Janë ndoshta plani i madh që do të zbulojmë një ditë, por pjesa tjetër e skuadrave janë racionale, kështu që Milanin nëse mund të ma shpjegoni iu, pasi unë nuk e kuptoj”.

Deklarata vërtet të forta që pritet të shkaktojnë shumë polemika, me Pallottën që ndërkohë nuk është se foli fjalë të mira edhe për Drejtorin Sportiv të Interit Walter Sabatini, i cili më parë ka mbuluar të njëjtin rol te Roma.

“Kisha shumë besim te ai dy vitet e para, dhe jo vetëm për llojin e lojtarëve që po blinim. Dy vitet e parë ishin të shkëlqyer por pastaj në vend të ndërtonim mbi ato baza ai vazhdonte të bënte thjesht shkëmbime. Kështu që vendosa të merrnim një tjetër Drejtor Sportiv, Monchin”.

Për të mos munguar asgjë, Pallotta nuk kurseu as ish trajnerin e Romës, Rudi Garcia duke deklaruar se gjatë kohës që drejtonte skuadrën të gjithë lojtarët i ishin ankuar se nuk kishin qenë kurrë më parë në një formë më të keqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat