Conte ka një përgjigje për Realin dhe Barcelonën

Futboll

Conte ka një përgjigje për Realin dhe Barcelonën

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 17:20
Antonio Conte

Eden Hazard po shihet si zëvendësuesi i mundshëm i Neymar, nëse ky i fundit transferohet te Paris Saint Germaini.
Për belgun, interesim ka shprehur edhe Real Madridi, i cili pëlqehet shumë nga Zinedine Zidane.
Por, trajneri i “Bluve të Londrës”, Antonio Conte, thotë se lojtari është i lumtur në “Stamford Bridge” dhe do të vazhdojë ta veshë fanellën e Chelseat.
“Kam lexuar lajme për Hazardin që e lidhin me Real Madridin dhe Barcelonën. Kështu është tregu dhe duhet ta kuptojmë këtë”, tha fillimisht Conte.
“Por, ai është i lumtur që do të qëndrojë dhe do të luajë për Chelsean sezonin e ardhshëm. Unë nuk di asgjë tjetër rreth kësaj çështje”, u përgjigj më tej trajneriitalian, kur u pyet për ofertat nga gjigantët spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat