Duka te Juventusi për bashkëpunimin me JMedical

Futboll

Duka te Juventusi për bashkëpunimin me JMedical

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 22:14
Armand Duka

Preseidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ishte këtë të premte i pranishëm në Selinë e Juventusit në kuadër të bashkëpunimit mes klubit bardhezi, JMedical dhe FSHF-së. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar u prit nga dy administatorët e deleguar të Juventusit, Giuseppe Marotta dhe Aldo Mazzia, në një takim ku ishte i pranishëm edhe  përfaqësuesi i JMedical, Elio Testa. Biseda u fokusua rreth mundësisë së bashkëpunimit të shpejtë në asistencën mjekësore mes FSHF-së, klubit të Juventusit dhe JMedical,  jo vetëm persa i përket ekipeve kombëtare, por të ketë një shtrirje në të gjithë futbollin shqiptar. JMedical është një nga klinikat më të mira sportive me një staf të shkëlqyer mjekësh.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të FSHF–së theksohet se:

Vetë kreu i FSHF-së shprehu angazhimin e Federatës së Futbollit për të nisur sa më shpejt një bashkëpunim konkret. Ftesa për një vizitë në Tiranë në një kohë të përshtatshme u mirëprit edhe nga krerët më të lartë të Juventusit dhe pritet që së shpejti të konfirmohet marrëveshja e diskutuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat