Në Shkup apo në Milan, luhet ndeshja e parë Milan-Shkëndija?

Futboll

Në Shkup apo në Milan, luhet ndeshja e parë Milan-Shkëndija?

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 16:01
Ilustrim

Dueli i parë Milan-Shkëndija nga Tetova luhet fillimisht në San Siro më 17 gusht, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet më 24 gusht në “Telekom Arena” në Shkup. UEFA ndryshon terminet për shkak të përputhjes së terminit me ndeshjen Vardari-Fenerbahçe.

Pas hedhjes së shortit për fazën e play offit të UEFA Europa League në futboll, Komisioni për gara në një mbledhje plotësuese ka vendosur të ndryshojë terminet paraprake. Pasi që dy përfaqësues nga Maqedonia pjesëmarrës në play off në short rezultuan të luajnë ndeshjen e parë si vendas dhe ndërkohë që stadiumi i vetëm që plotëson kushtet për këtë nivel garash është “Telekom Arena” në Shkup, Komisioni për Gara pranë UEFA-së vendosi të ndryshojë terminet.

Kështu klubi njoftohet se ndeshjen e parë më gjigandin italian do ta zhvillojë më 17 gusht në stadiumin “San Siro” në Milano, ndërsa ndeshja e dytë në Shkup në program do të jetë më 24 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat