Shkëndija hap dyert për Eminin

Futboll

Shkëndija hap dyert për Eminin

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 19:03
Izair Emini

Tetovari është në pritje të vendimit për klubin ku do të vazhdojë karrierën, ndërsa deri sa të marrë vendim për të ardhmen, Shkëndija e Tetovës i ka hapur dyert për tu stërvitur me ekipin e parë.

“Kuqezinjtë” janë rikthyer në seancat stërvitore pas dy ditëve të lira që stafi teknik u dha futbollistëve pas kualifikimit në fazën e play-offit të UEFA Europa League. Pushimi u erdhi mirë futbollistëve pas rritmit të ndeshjeve të vëshitra në tre raundet paraprake eliminatore, ndërsa tani më vëmnedja kthehet kah sfidat e rradhës.

Lojtarët janë duke punuar për startin e sezonit të ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë dhe përballjen me Vardarin që do të luhet në fundjavë. Risi në seancën e sotme stërvitore ishte prania e ish-futbollistit të Kukësit, Izair Emini. Tetovari nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij, ndërsa deri në marrjen e një vendimi ka gjetur derë të hapur në klubin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat