Zyrtare: Sneijder transferohet te Nice

Futboll

Zyrtare: Sneijder transferohet te Nice

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 23:04
Wesley Sneijder

Mesfushori holandez i është bashkuar skuadrës nga Ligue 1.

Nice ka konfirmuar se nga sot Wesley Sneijder është një lojtar i tyre.

Mesfushori 33-vjeçar, pasi prishi kontratën me klubin turk Galatasaray, ka qenë lojtar i lirë dhe oferta e Nice e ka bindur atë që të transferohet në Francë.

Nuk janë bërë të ditur kushtet e kontratës të cilën e ka nënshkruar lojtari, por mediat në Francë raportojnë që ai ka kontratë një-vjeçare me klubin e tij të ri.

Me Sneijder në ekip, Nice do të tentojë të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ku përballë do të ketë ekipin italian, Napoli.

Sneijder më herët ka luajtur me ekipe si Ajax, Real Madrid dhe Inter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat