Roma interesohet për Vazquez

Futboll

Roma interesohet për Vazquez

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 12:11
Riyad Mahrez

Klubi italian pëlqen sulmuesin e Real Madridit.

Pas refuzimeve të njëpasnjëshme nga Leicester City për Riyad Mahrez, Roma duket se ka hequr dorë nga ylli algjerian ndërsa ka një objektiv të ri për sulmin.

Bëhet fjalë për Lucas Vazquez, i cili shihet si pasuesi ideal i Mohamed Salah që u transferua te Liverpooli këtë verë, transmeton KosovaPress.

Roma është e gatshme të ofrojë 35 milionë euro në tavolinë për ‘Los Blancos” të cilët duhet të vendosin nëse do ta lejojnë largimin e lojtarit, i cili është rritur në akademinë e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat