Zidane: Duam më shumë trofe

Futboll

Zidane: Duam më shumë trofe

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 12:17
Zinedine Zidane

Real Madridi e ka fituar Super Kupën e Evropës ndaj Manchester United.

Reali e dominoi Unitedin dhe e mposhti 2:1 në ndeshjen e zhvilluar në Shkup të martën në mbrëmje.

I kënaqur me trofeun e radhës, trajneri Zinedine Zidane, ka theksuar se skuadra e tij është e uritur për suksese të tjera në sezonin që do të nisë shumë shpejt.

“Kemi bërë një punë të mirë. Në pjesën e parë ishim të shkëlqyeshëm, ndërsa më pas patëm një rënie të vogël, por më me rëndësi është se titulli vjen në Madrid”, ka thënë Zidane.

“Edhe njëherë kemi treguar karakter dhe dëshirë për të fituar, e këtë e kemi arritur kundër një kundërshtari të fortë siç është United”, ka theksuar ai.

Reali tani do të kërkojë një trofe tjetër, ku do të ndeshet me Barcelonën në kuadër të Super Kupës së Spanjës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat