Mourinho ankohet për golin e parë

Futboll

Mourinho ankohet për golin e parë

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 12:47
Mourinho me lojtarët e tij

Trajneri Jose Mourinho ka vlerësuar reagimin e të tijve në pjesën e dytë, ndërsa ka reklamuar si të parregullt golin e Casemiros, atë që zhbllokoi finalen e Superkupës së Evropës, mbrëmë në Shkup. “Unë mund të shpjegoj dominimin e Real Madridit, por goli zhbllokues i sfidës ishte “offside”. Me VAR do të ishte anuluar dhe do të kishim një tjetër ndeshje 0:0. Natyrisht, “domain” përfundimtar është pasojë e cilësisë së Real Madridit, i cili ka lojtarë që luajnë shumë mirë. Unë jam shumë i kënaqur me reagimin tonë. Ne ishim duke luftuar deri në sekondën e fundit. Gjithmonë them se Liga e Kampionëve është një gjë dhe “Europa League” diçka tjetër. Ka një dallim potencial, por unë mendoj se ne mund të lëmë ndjenja të mira dhe ta fillojmë si duhet Premier League. Edhe Champions, kush e di, nëse ne do të luajmë me Real Madridin", ka theksuar Mourinho.

"Unë mendoj se kjo Superkupë ka qenë një përvojë e mirë për ekipin tim. Lukaku? U përball me një ekip që dominon posedimin e topit. Ai humbi një shans shumë të qartë, por goli i tij tregoi se është i mrekullueshëm. Matic ka luajtur me të vërtetë mirë. Pas rezultatit 2:0 ne kemi dominuar.  VAR? Në futboll ju kurrë nuk mund të thoni se çfarë do të kishte ndodhur në atë kohë. Goli i parë ishte “offside”. Me teknologjinë në funksion goli i Casemiro duhej anuluar. Sidoqoftë, ky gol është rezultat i periudhës më të mirë të Real Madridit, por ama ishte në pozicion jashtë loje”, ka shtuar trajneri portugez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat