Hoxha mbetet në Partizan

Futboll

Hoxha mbetet në Partizan

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 13:38
Alban Hoxha

Klubi i futbollit Partizani nga Tirana njofton zgjatjen e bashkëpunimit me portierin Alban Hoxha. Kapiteni, njëkohësisht edhe pjesëtar i ekipit tonë përfaqësues do të mbetet i kuq duke konfirmuar dëshirën për të udhëhequr skuadrën edhe për 3 vitet e ardhshme. Palët kanë rinovuar së fundmi marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre deri në 2020.

Kapiteni Hoxha, pjesë e 15-të herë kampionëve të vendit nga sezoni 2013 – 2014, është shndërruar në një lider dhe simbol për klubin dhe tifozerinë e kuqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat