De Biasi: Kjo gjë s’më ka pëlqyer kurrë në Shqipëri

Futboll

De Biasi: Kjo gjë s’më ka pëlqyer kurrë në Shqipëri

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 16:31
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianno de Biasi

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianno de Biasi vazhdon të ndjek me vëmendje gjithçka ndodh në Shqipëri, sepse kombëtarja kuqezi zë një vend të veçantë në kohën e tij.

Por, është pikërisht humbja e kohës që asnjëherë nuk i ka pëlqyer De Biasit në Shqipëri, i cili thotë se shqiptarët presin vetëm nga shteti.

“Një gjë që më ka çmendur gjithmonë është humbja e kohës kot. Unë gjithmonë kam luftuar për ta ndryshuar këtë gjë, që bën pjesë të një farë mentaliteti ku “nga shteti varet gjithçka…”, tha De Biasi gjatë një interviste për portalin eduasportin.com.

Italiani që prej largimit nga Shqipëria është i pa punë, por në kërkim të një skuadre ose kombëtareje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat