Dalbert ka kushtuar 20 milionë euro

Futboll

Dalbert ka kushtuar 20 milionë euro

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 18:14
Dalbert

Agjenti i Dalbert ka njoftuar se kalimi i klientit të tij te Interi ka kushtuar 20 milionë euro.

Mbrojtësi i krahut e kompletoi transferimin e tij te Nerazzurrët të mërkurën, mirëpo ka pasur kundërthënie në njoftimet për çmimin e lojtarit.

Mediat italiane kishin raportuar se transferimi ka ndodhur për 20 milionë euro plus bonuset, ndërsa ato franceze kanë njoftuar se kalimi i lojtarit te zikaltrit ka kushtuar 25 milionë euro plus bonuset.

Ndërsa në një intervistë për FCInterNews, Emerson Figueiredo ka sqaruar shifrën e saktë të transferimit.

“Dalbert ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare dhe transferimi ka kushtuar 20 milionë euro. Nice i ka të garantuar 20 për qind të çfarëdo rishitje, mirëpo nuk ishte lehtë për t’u negociuar”.

“Interi ishte alternativa më e mirë për lojtarin dhe për klubin (Nice)”, ka deklaruar agjenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat