Arda Turan do të mbetet te Barcelona

Futboll

Arda Turan do të mbetet te Barcelona

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 20:49
Arda Turan

Arda Turan do të mbetet për momentin te Barcelona.

Mediat kanë raportuar se mesfushori turk është pranë rikthimit te Galatasaray.

Por, menaxheri i lojtarit Ahmet Bulut ka mohuar këto shkrime duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.

“Ne jemi takuar me zyrtarët e Galatasarayt, por nuk kemi arritur ndonjë marrëveshje. Arda Turan ka kontratë të vlefshme me katalonasit deri në vitin 2020”, ka thënë Bulut.

Ndryshe, Barcelona ka humbur edhe shërbimet e Neymar, i cili u transferua për 222 milionë euro te PSG-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat