Rose kërkon largimin nga Tottenham

Futboll

Rose kërkon largimin nga Tottenham

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 14:38
Danny Rose

Mbrojtësi i krahut të majtë ka befasuar me deklaratën e tij.

Danny Rose ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij me klubin e Tottenhamit dhe kërkon që të luajë në një skuadër e cila lufton për trofe.

Mbrojtësi anglez, që pëlqehet nga Chelsea dhe Manchester United, ka thënë se nëse do të vinte një ofertë e mirë për të nuk do të nguronte për ta pranuar, transmeton KosovaPress.

“Koha po ecën dhe unë dua të fitoj ndonjë trofe. Nuk dua të luaj 15 vite dhe mos të kem të paktën një trofe ose medalje. Kjo është e papranueshme për mua”, ka shpjeguar Rose.

“Nuk po them se dua të largohem, por nëse vjen ndonjë ofertë konkrete, nuk do të nguroja ta shprehja mendimin tim para klubit”.

“Do të doja të shihja më shumë përforcime. Dua futbollist të klasit botëror që vijnë në skuadër që do të më detyronin të luftoja për një vend në formacion, e jo lojtar të cilët duhet t’i kërkoj në Google, për të parë se kush janë”, ka theksuar ai.

Tottenham është një nga klubet e pakta në Premier Ligë, që në këtë afat kalimtar nuk ka bërë asnjë blerje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat