Monaco refuzon ofertën e Milanit për Falcaon

Futboll

Monaco refuzon ofertën e Milanit për Falcaon

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 21:59
Radamel Falcao

Milani ka bërë një ofertë prej 30 milionë eurove për sulmuesin Radamel Falcao, por Monaco e ka refuzuar atë.

Rossonerët vazhdojnë kërkimin për një qendërsulmues për të kompletuar skuadrën e tyre të rinovuar dhe do të jetë nënshkrimi i 11-të i profilit të lartë gjatë verës.

Sipas France Football, ata bënë një propozim me vlerë 30 milionë euro te Monacon për Falcaon, i cili është përmendur si një objektiv i mundshëm.

Megjithatë, fituesit e Ligës 1 hodhën poshtë ofertën dhe dëshironin më shumë për reprezentuesin 31-vjeçar kolumbian.

Objektivat e tjerë të Milanit janë Pierre-Emerick Aubameyang i Borussia Dortmundit, Nikola Kalinici i Fiorentinës dhe Andrea Belotti i Torinos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat