Modriç nuk luan në finalen e parë të Super Kupës ndaj Barcelonës

Futboll

Modriç nuk luan në finalen e parë të Super Kupës ndaj Barcelonës

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 22:15
Modriç

Mesfushori do të vuajë dënimin e kartonit të kuq në vitin 2014.

Tifozët e Real Madridit mund që mos ta mbajnë në mend kartonin e dytë të verdhë të Luka Modriç në finalen e Super Kupës së Spanjës, në vitin 2014 ndaj Atletico Madrid.

Por mesfushori kroat pikërisht për këtë arsye do të mungojë të dielën në El Clasicon ndaj Barcelonës, që do të zhvillohet në Camp Nou.

Kjo pasi që Reali ka munguar në dy finalet e shkuara të Super Kupës, dënimi për Modriç hyn në fuqi pikërisht për këtë ndeshje.

Por ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit që zhvillohet vetëm pak ditë më pas në Santiago Bernabeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat