Parashikim: Reali e fiton titullin e La Ligas në sezonin e ardhshëm, por me pikë të barabarta me Barçën

Futboll

Parashikim: Reali e fiton titullin e La Ligas në sezonin e ardhshëm, por me pikë të barabarta me Barçën

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 22:24
Festa e Real Madridit

Real Madridi do të jetë përsëri kampion i La Ligas në sezonin e ardhshëm sipas një parashikimi nga kompjuteri Gracenote i gjeneruar nga Euro Club Index që bazohet në deri në një milion mundësi të ndryshme.

Skuadra e Zinedine Zidanes janë favoritë pasi që ata nuk janë vetëm kampionët në fuqi, por gjithashtu kanë fituar Liga e Kampionëve në tre nga katër vitet e fundit dhe mburret me një skuadër të talentuar, e cila është e balancuar me lojtarët e rinj që vijnë.

Sipas Euro Club Index, Barcelona do të jetë në garën e titullit deri në ndeshjen e fundit, por në fund do t’i takojë Mbretërve shkaku i gol dallimit.

Përfundimi i kampionatit i sheh dy gjigantët spanjollë me nga 90 pikë, të ndjekur nga Atletico Madridi në vendin e tretë me 80 pikë dhe Sevilla e katërta me 66 pikë.

Image
Tabela pas përfundimit të sezonit 2017/18
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat