Reali po shikon për transferimin e Meunierit

Futboll

Reali po shikon për transferimin e Meunierit

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 09:18
Thomas Meunier

Real Madridi janë duke shikuar mbrojtësin e djathtë të Paris Saint-Germainit, Thomas Meunier, si një zgjedhje ideal për përforcimin e mbrojtjes.

Sipas gazetës spanjolle AS, reprezentuesi i Belgjikës është në shqyrtim nga Real, pasi e shohin si një zëvendësues ideal për Danilon, i cili shkoi te Manchester City.

Meunier, 25 vjeç, u bashkua me gjigantin francez vetëm vitin e kaluar nga Club Brugge për shtatë milionë euro dhe është i lidhur me PSG-në deri në vitin 2020.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane ka shqetësime rreth opsioneve të tij mbrojtëse dhe agjentët e tij i kanë ofruar Meunier si një zgjidhje me një çmim të arsyeshëm.

Një marrëveshje për Meunier do të kënaqte tifozët e Realit, me belgun që i ‘fshiu dhe bllokoi’ që gjithë lojtarët e Barcelonës në rrjetet sociale sezonin e kaluar.

Reali po mendon të transferojë lojtarin për një shifër rreth 15 apo 20 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat