Xhaka me Baselin vazhdojnë me fitore

Futboll

Xhaka me Baselin vazhdojnë me fitore

Nga: Kemajl Goca Më: 11 gusht 2017 Në ora: 11:59
Lojtarët e Baselit

Futbollisti Taulant Xhaka, me ekipin  e Baselit, vazhdojnë me fitore.  Kampioni në fuqi regjistroi fitoren e tretë rresht dhe tani ngec një pikë larg liderit në renditje, Zurich-ut. Baseli para shikuesve të vet e mposhti me rezultat 3:2 Grasshoppersin, në ndeshjen e javës së katërt të Kampionatit të Zvicrës. Baseli avancoi me 3:0, por në një moment iu rrezikua edhe fitorja nga rivali. Ndeshje u shikua nga 26317 shikues, ku ishte atmosferë vërtetë e shkëlqyeshme.

Për Baselin realizuan: Vilotiç (26’ – autogol), Van Wolfswinkel (43’ e 60’-nga penalltia) dhe për Grasshoppers-in: Andersen (70’) e Vilotiç (77’).  Xhaka luajt me plot sukses deri në minutën e 71-të. Nedim Bajrami nga minuta e 61-të dhe Albion Avdijaj nga ajo e 72-të u paraqitën për Grasshoppersin. Baseli mban vendin e tretë me 9 pikë, kurse Grasshoppers është i fundit (i dhjeti) me 1 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat