Kurti iu uron suksese Shkëndijës dhe Skënderbeut

Futboll

Kurti iu uron suksese Shkëndijës dhe Skënderbeut

Nga: A.M. Më: 11 gusht 2017 Në ora: 12:24
aAlbin Kurti

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti i ka uruar suksese dy ekipeve shqiptare. “Vetëm dy ekipet shqiptare kanë arritur të shkojnë deri në fazën e play off-it në Europa League, ato janë dy skuadra me emra shumë të bukur, Shkëndija e Tetovës dhe Skënderbeu i Korçës. Ndeshjet do të jenë të vështira, Skënderbeu përballë Dinamos së Zagrebit dhe Shkëndija përballë një skuadre me histori të lavdishme botërore siç është Milani. Lojtarët e trajnerët të Shkëndijes e Skënderbeut, ju Nuk i keni bërë krenarë veç tifozët tuaj por gjithë sportdashësit shqiptarë. Uroj të jeni në formën më të mirë sportive e psikologjike, në lojën përballë e Milanit e Dinamos. Të gjithë jemi ju, të gjithë i mbështesim, sepse jemi të sigurt se ju do të jepni maksimumin.  Forca Shkëndija, forca Skënderbeu, na nderoni”, tha Kurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat