Chicharito rikthehet në Old Traford

Futboll

Chicharito rikthehet në Old Traford

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 12:52
Javier Hernandez Balcazar

Javier Hernandez Balcazar i njohur me nofkën Chicharito do të kthehet përsëri të luajë në Old Traford, por tani si kundërshtar i Manchester United.

Sulmuesi i ri i West Ham United do të provojë t’u tregojë të gjithëve se ai s’e meritoi asnjëherë të largohej nga klubi.

Meksikani korpulent do të provojë të japë përgjigjet e tij në këtë rikthim në Tetarin e Ëndrrave shkruan Goal.

Ndeshja e parë e edicionit të ri të kampionatit anglez për Chichariton do të jetë pikërisht kundër ish-klubit të tij të shtunën.

Jose Mourinho është pyetur për golashënuesin e shkathtë, por përkundër se e ka vlerësuar lartë, ka pohuar se në planet e tij ai s’bënte pjesë.

“Javier gjithmonë do të ishte i mirëseardhur në ekipin tim, pasi atij s’i nevojiten shumë minuta në lojë për të shënuar, por ne kemi lëvizur në një tjetër drejtim me lojtarë të rinj si Romelu Lukaku dhe Marcus Rashford, prandaj Chicharito nuk na u desh”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat