Anel Rashkaj – nënshkruan kontratë dyvjeçare me klubin më të madh në Kosovë

Futboll

Anel Rashkaj – nënshkruan kontratë dyvjeçare me klubin më të madh në Kosovë

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 14:12
Anel Rashkaj prezantohet te FC Prishtina

Pas shumë bisedimeve të gjata, më në fund është arritur akordi për kontratë dyvjeçare ndërmjet FC Prishtina dhe ish-kapitenit dhe tani anëtarit të kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj.

Anel Rashkaj, 27 vjeç, i lindur në Prizren më 19 gusht të vitit 1989 nga Kosova në Suedi kishte shkuar në moshën 14-vjeçare. Ish-futbollist i Halmstadit (2006-2012) ka luajtur edhe për 5 vite me Sandes të Norvegjisë (2012-2017), dhe së fundi ishte anëtar i klubit të elitës suedeze, AFC United Eskilstuna.

Për kombëtaren e Kosovës është paraqitur katër herë – ishte kapiten. Rashkaj ka nënshkruar me Prishtinën kontratë dyvjeçare.

Vendim aspak i lehtë, por shumë gjatë i pritur. “Prej kohës së fundit që isha me Përfaqësuesen në Prishtinë, kemi rënë në kontakt me Prishtinën, kryetarin Remzi Ejupi, bëhet e ditur nga FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat