Dybala: Numri 10 te Juve një ëndërr për mua

Futboll

Dybala: Numri 10 te Juve një ëndërr për mua

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 14:37
Paulo Dybala

Futbollisti argjentinas do të ketë një numër legjendar në shpinën e tij.

Paulo Dybala ka shprehur gëzimin që i është besuar numri i ri me shpresën se te Juventusi do të ndjekë hapat e një legjende si Alex Del Piero.

Pas dy sezonesh ku shkëlqeu me numrin 21 në shpinë, sulmuesit argjentinas i është besuar 10-shi i famshëm që te bardhezinjtë që pas largimit të ish-kapitenit Del Piero e kanë mbajtur Carlos Tevez dhe Paul Pogba.

Përmes një postimi në Instagram, Dybala ka treguar që është i lumtur për numrin e ri në fanellë.

“Është një fanellë speciale”, shkruan fillimisht Dybala në profilin e tij në Instagram.

“Për mua është një nder ta mbaj veshur pasi më jep përgjegjësi shumë të madhe.  Kjo është një ëndërr e bërë realitet që nga momenti që kam qenë fëmijë, por tash më duhet të angazhohem më shumë për të udhëhequr skuadrën time drejt sukseseve të tjera”, ka thënë në fund ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat