Coutinho dorëzon kërkesën zyrtare për largim

Futboll

Coutinho dorëzon kërkesën zyrtare për largim

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 15:02
Philippe Coutinho

Philippe Coutinho ka kërkuar zyrtarisht largimin nga Liverpooli, pak minuta pasi pronarët e klubit anglez paralajmëruan se braziliani nuk është në shitje.

Burime të Sky Sports njoftojnë se 25-vjeçari brazilian ka bërë kërkesë zyrtare për transferim, në kohën kur me ngulm po kërkohet nga Barcelona, klub që iu refuzuan dy oferta për të.

Sot gjatë ditës pronarët e klubit “Fenway Sports Group” përmes një komunikate njoftuan se do të refuzohen të gjitha ofertat që vijnë për Coutinhon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat