Kondogbia nuk shkon në stërvitje, kërkon transferim te Valencia

Futboll

Kondogbia nuk shkon në stërvitje, kërkon transferim te Valencia

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 15:56
Geoffrey Kondogbia

Mesfushori i Interit, Geoffrey Kondogbia raportohet se nuk ka shkuar në stërvitjen e të premtes.

Pohimi ishte bërë nga Sport Mediaset, që tregon se Kondogbia rrezikon të marrë dënim për shkaqe disiplinore.

Për më shumë priten bisedime intensive nga Nerazzurët dhe Valencia, edhe pse ata nuk janë as afër një marrëveshje.

Interi thuhet se kërkon afro 30 milionë euro për lojtarin, pasi i pagoi Monacos 40 milionë për të dy vjet më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat