Trepça ‘89 - Besa, me shumë mungesa përplasen në Superkupë

Futboll

Trepça ‘89 - Besa, me shumë mungesa përplasen në Superkupë

Nga: Kemajl Goca Më: 11 gusht 2017 Në ora: 19:18
Valdet Shoshi e Zekirja Ramadani

Dy skuadrat më të mira në vendin tonë, kampioni Trepça ’89 nga Mitrovica dhe fituesi i Kupës, Besa e Pejës, do të ballafaqohen ndërmjet vete nesër në orën 17.00 në finalen e Superkupës së Kosovës, që do të luhet në stadiumin në Gjilan. Gjithçka është e gatshme për sfidën e madhe ndërmjet rivalëve të vjetër dhe secila pretendon të shfaq lojë sa më të mirë, për të fituar trofeun e parë për edicionin e ri. Mitrovicasit zotohen se janë të përgatitur maksimalisht, ndërsa Besa ka nisur me vonesë përgatitjet dhe me largimin e disa futbollistëve me përvojë, pa dyshim se do të kenë shumë vështirë, por sipas tyre do të luftojnë deri në minutën e fundit, që trofeun ta dërgojnë në qytetin piktoresk në Pejë.

Kryetrajneri i Trepçës ’89, Zekirja Ramadani, tha se nuk janë komplet për këtë sfidë, për shkak se i mungojnë disa lojtarë. “E presim me padurim ndeshjen e Superkupës të cilën e vlerësojmë shumë. Bëhet fjalë për trofe dhe mendoj që jemi të gatshëm për t’u përballur me Besën. Kemi mungesa të shumta por kemi futbollistë cilësor që do ta tregojnë veten se meritojnë që janë pjesë e Trepça ‘89. Na mungojnë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat