Barcelona është gati të ngrit ofertën mbi 100 milionë euro për Coutinhon

Futboll

Barcelona është gati të ngrit ofertën mbi 100 milionë euro për Coutinhon

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 08:24
Gjigantët spanjollë tashmë kanë dështuar me ofertat e tyre prej 72 milionë dhe 90 milionë funteve apo 100 milionë eurove për brazilianin që ka dorëzuar në klub një kërkesë transferimi të premten.

Barcelona po përgatitet të thyejë pengesën prej më shumë se 100 milionë funte pasi do të bëjë një përpjekje të tretë për të joshur Liverpoolin për shitjen e yllit të tyre, Philippe Coutinho.

Gjigantët spanjollë tashmë kanë dështuar me ofertat e tyre prej 72 milionë dhe 90 milionë funteve apo 100 milionë eurove për brazilianin që ka dorëzuar në klub një kërkesë transferimi të premten.

Dhe sipas Daily Express, pavarësisht nga ajo që Liverpooli thotë se Coutinho, 25 vjeç, nuk është në shitje, ata nuk po marrin asnjë përgjigje parasysh dhe do të rrisin ofertën e tyre në dy ditët e ardhshme.

Liverpooli kuptohet se e vlerëson Coutinhon afër 145 milionë funte [158 milionë euro], që ka gjasa të pakojë edhe buxhetin e Barcelonës.

Saga mund të zgjasë derisa afati kalimtar i transferimeve të mbyllet në fund të muajit me Barçën që janë duke kërkuar të nënshkruajnë me një zëvendësim për Neymarin e larguar.

Neymar i la gjigantët katalanas në një marrëveshje të madhe prej 222 milionë euro për Paris Saint-Germain, lëvizje kjo që e la Barcelonën të habitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat