Allmuça zbulon projektin e Dinamos

Futboll

Allmuça zbulon projektin e Dinamos

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 12:40
Igli Allmuça

Projekti i nisur dhe kushtet e përmirësuara kanë rritur entuziazmin te Dinamo. Humbja minimale 2-1 në miqësoren me Kukësin tregoi se skuadra e Igli Allmuçës ka kualitet dhe premton për të ardhmen, me trajnerin që synon ti shtojë talenteve edhe disa afrime cilësore me eksperiencë.

Igli Allmuça

Mora sinjale mjaft pozitive nga skuadra, sidomos në pjesën e parë që u mbyll në barazim 0-0. Duke patur parasysh lodhjen, menduam të kryenim disa zëvendësime, me lojtarë që janë pjesë e ekipit, apo që kanë ardhur për tu provuar. Mendoj që kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. Kemi një skuadër me 19-20-vjeçarë dhe nëse do të bëjmë tre katër përforcime me lojtarë cilësorë, që nuk kanë vetëm emrin, mendoj që do të bëjmë një skuadër shumë të fortë.

Allmuça nuk preferon të flasë për ngjitje të menjëhershme në elitë. Sipas tij, rezultatet e projektit me të rinjtë do të vijnë në vitet në vazhdim.

Igli Allmuça

E theksoj se me tre katër lojtarë cilësorë do të ndërtojmë një skuadër shumë të fort dhe ndoshta pretendente. Këta të rinj janë mjaft premtues për skuadrën, por nuk mund të merren menjëherë frytet e punës. Duhet durim, pasi ne këtë vit e kemi nisur këtë projekt. Nëse do ta kishim nisur përopara dy vjetësh, vetëm me këta të rinj do të pretendonim të hynim në Superiore, por më mirë vonë se kurrë.

Miqësorja e Dinamos me Kukësin ishte një derbi për trajnerin, që vlerësoi situatën e dy skuadrave me të cilat ka luajtur si futbollist.

Igli Allmuça

Sigurisht që Kukësi vazhdon të jetë në nivele të larta, ndërsa për Dinamon shpresoj që një ditë të kthehet si Partizani dhe ta kalojë momentin e vështirë. Të shptresojmë. Kur mu ofrua të drejtoja Dinamon për mua ishte privilegj, por edhe promovim dhe eksperiencë për të ardhmen time.

Fakti që në sezonin e ri të Kategorisë së Parë do të mungojë derbi ndërmjet Tiranës dhe Dinamos është diskutuar gjatë. Por, sipas Allmuçës, me shpërndarjen e skuadrave, dy grupet e kampionatit janë më të balancuara.

Igli Allmuça

E kemi të mërkurën një miqësore me Tiranën. Të luanim në kampionat një derbi do të ishte më mirë, por kështu u vendos edhe për ne nuk ka problem. Besoj që këtë vit, me kalimin e disa skuadra nga grupi i jugut në atë të veriut janë balancuar disa ekipet. Besoj që të dy grupet janë bërë të fort.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat