Kjo është nota e Shaqirit në hapje të kampionatit anglez

Futboll

Kjo është nota e Shaqirit në hapje të kampionatit anglez

Nga: Kemajl Goca Më: 13 gusht 2017 Në ora: 12:55
Xherdan Shaqiri

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, me ekipin e Stoke Cityt, kanë qenë të pafat që të kthehen me një pikë nga Liverpooli, ku pësuan me rezultat 1:0 nga Evertoni, në hapje të Premier Leagues.

Sekondat e fundit të pjesës së parë ishin fatale për Stoke Cityn, kur Wayne Rooney nga rreth 8-9  me kokë goditi fortë topin dhe përplaset në portën e Butland. Në stadiumin “Goodison Park” ishin mbi 39 mijë shikues, panë lojë mjaft të rrjedhshme dhe Rooney që e nisi me gol në Everton. Shaqiri u paraqit titullar dhe u vlerësua me notën 6 nga tabloidi britanik “Daily mail”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat