Bajrami beson në vashat e tij për Champions League

Futboll

Bajrami beson në vashat e tij për Champions League

Nga: Kemajl Goca Më: 13 gusht 2017 Në ora: 13:07
Emin Bajrami

Emin Bajrami, kryetrajner i Hajvalisë, është optimist i madh për sfidat e Champions League në futboll. Synimi i tij është që me klubin e tij të futet në histori si skuadra e parë e Kosovës që kalon grupin.

“Edhe pak ditë kanë mbetur për përballjen me ekipet europiane. Falë punës, djersës dhe disiplinës maksimale, shpresojmë për një përfaqësim të denjë. Këto vasha me shumë korrektësi i kanë pranuar të gjitha urdhrat vetëm për një qëllim, që ta përfaqësojmë KFF Hajvalinë në mënyrën më të mirë në Champions League dhe ta mbrojnë trofeun me të çmuar titullin kampion në Kosovë”, tha Bajrami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat