Njihuni me shqiptarin që shënoi 6 gola për fitoren 21:0 në Kupën e Zvicrës

Futboll

Njihuni me shqiptarin që shënoi 6 gola për fitoren 21:0 në Kupën e Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 13 gusht 2017 Në ora: 13:32
Liridon Mulaj

Një rekord që do të mbahet mend në futbollin zviceran. Xamax triumfoi me rezultat 21:0 ndaj Montfaucon-it, kësisoj u kualifikuan në të 16-ën e finales së Kupës së Zvicrës. Në këtë ndeshje u shqua me gjashtë gola  futbollisti i talentuar shqiptar, Liridon Mulaj. Sipas faqes së Xamax-it, ai ka 18 vjet dhe është  i gjatë 172 centimetra, raporton gazeta kombëtare 'Bota sot" 

Ai u paraqit titullar për Xamax-in dhe triumfuan bindshëm.  Sipas faqes së Xamax-it, golat i realizuan:  Astor Kilezi (13', 33', 66', 80', 82'), Liridon Mulaj (17', 25', 38', 64', 70', 86'), Pedro Teixeira  (21', 24', 55', 81'), Pietro Di Nardo (23'), Linus Obexer (34'), Samir Ramizi (35'), Steve Lawson  (65', 81') e Frederic Nimani (74'). Një fitore me rezultat rekord apo me shtatë gola të shqiptarëve, Mulaj me 6 sosh e Ramizi me 1.  Mulaj u paraqit standard, kurse Ramizi u zëvendësua në pjesën e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat