Shkëndija sfidon Milan-in në ‘San Siro’

Futboll

Shkëndija sfidon Milan-in në ‘San Siro’

Nga: Lazim Destani Më: 13 gusht 2017 Në ora: 18:06
Lazim Destani

Ju jeni Shkëndija e pritjeve dhe dëshirave të tifozëve, Ballistëve dhe gjithë adhuruesve të skuadrës kuqezi. Ju jeni skuadra e lojës së bukur dhe e fitoreve të njëpasnjëshme. Unë gëzohem nga këto suksese të skuadrës kuqezi por gëzimi im bëhet akoma më i madh kur i shikoj të kënaqen gjithë ata tifozë e adhurues të Shkëndijës, anembanë trojeve tona.

Shkëndija dje në ndeshjen me Vardarin në Tetovë, na bëri krenarë duke e nisur me fitore sezonin e ri. Me këtë rast, uroj të na shkojë mbarë dhe paçim suksese në këtë sezon.
Meqenëse jemi para ndeshjes sonë historike me gjigantin e futbollit europian Milan-in, unë dua t’ju përgëzoj për sukseset në Europa Ligë ku ju arritët ta bëni realitet synimin dhe premtimin tonë për ta parë Shkëndijën në skenën europiane. 

Me datën 17 të këtij muaji, do t’i përjetojmë fjalët e bukura, fjalët që i drejtohen Shkëndijës dhe gjithë tifozëve, - Mirëse Vini në ‘San Siro’!

Jam i bindur se në përballjen me Milan-in, ju lojtarët do ta jepni më të mirën. Me vet këtë përballje, krenarinë dhe dinjitetin tashmë na e keni sjellë, ndërsa shpresoj dhe uroj, nga Milano të ktheheni kryelartë e me rezultat të mirë! - Ju priftë e mbara!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat