Xhaka supergol në triumfin e Baselit

Futboll

Xhaka supergol në triumfin e Baselit

Nga: Kemajl Goca Më: 13 gusht 2017 Në ora: 18:25
Taulant Xhaka

Futbollisti nga Kosova, Taulant Xhaka, ndryshe anëtar i kombëtares së Shqipërisë, shënoi supergol nga gjuajtja e lirë për fitoren e Baselit me rezultat 2:0 ndaj Wettswil-Bonstetten, në ndeshjen e vlefshme të 32-tës së finales së Kupës së Zvicrës. Baseli luajti aq sa iu deshtë dhe ngadhënjeu me golat e Xhakës në minutën e 38-të dhe te Zuffit (86’).  Vendasit u përpoqën maksimalisht, por nuk kishin forcë ta befasojnë kampionin.  Xhaka u paraqit standard dhe me skuadrën e tij ashtu edhe siç pritej u kualifikuan, skuadër që konsiderohet si ndër favoritët për të fituar Kupën e Zvicrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat