Bare fiton zemrën e Simeones, gati për “luftë” në Spanjë

Futboll

Bare fiton zemrën e Simeones, gati për “luftë” në Spanjë

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 18:43
Keidi Bare

Keidi Bare është “blerja” e Atletikos së Madridit për merkaton e verës. Ekipit spanjoll i është bllokuar merkato dhe nuk mund të afrojë asnjë lojtar nga ekipet e tjera, por Bare i rritur në akademinë e skuadrës së Simeones është gati për të marrë minuta edhe me ekipin e parë.

Të paktën kështu shkruan gazeta “AS” në kronikën e ndeshjes së djeshme ku talentet e Atletikos triumfuan ndaj Leganesit. Duke qenë se një ditë më parë Atletiko kishte luajtur një tjetër ndeshje, këtë herë Simeone kishte fituar lojtarët e rinj dhe Keidi Bare ishte titullar.

Ai luajti për 45 minuta dhe zhvilloi një ndeshje shumë pozitive në fitoren 0-1. Simeone e zëvendësoi në fundin e pjesës së parë duke qenë se i duhet forca e tij për ndeshjet e kampionatit spanjoll, duke qenë se e konsideron si një nga të duhurit për të ndihmuar skuadrën e Atletikos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat