Shoshi: A mos u tremb dikush se mund ta mundim Trepçën '89?

Futboll

Shoshi: A mos u tremb dikush se mund ta mundim Trepçën '89?

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2017 Në ora: 18:47
Vaëdet Shpshi

Kryetrajneri i Besës nga Peja, Valdet Shoshi, ankohet se u dëmtuan në ndeshjen e Superkupës së Kosovës në futboll. Ai e pranon se Trepça ’89 ka qenë më e mirë, por është i befasuar që iu mohua një penallti e pastër skuadrës së tij dhe nuk u ndalua një pozitë jashtë loje kur pësuan edhe golin. Pejanët kishin pësuar humbje me rezultat të thellë 5:0 nga Trepça ’89, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e Qytetit në Gjilan.

“Bota sot”: Sipas jush, Besa u dëmtua për një penallti dhe një gol që bie nga pozita jashtë loje, ka ndikuar në rezultat?

Valdet Shoshi: Po, a mos u tremb dikush se mund ta mundim Trepçën '89? Dhe dolën në skenë. T’ju kujtoi në pjesën e dytë filluam mirë, pa dyshim se Trepça ’89 ishte ekip shumë më kualitative me fond shumë më të fortë. Po t’ju kujtoi rastin e parë të rezultati 1:0, e patëm ne kur Merlaku del vetën me portierin dhe kur të gjithë priten gol për fat të keq dështoi i cili vetëm dy ditë më herët u bashku me ekip.  Dhe menjëherë mbas këtij aksioni vjen goli i dytë, lëndohet portieri i cili bie në tokë dhe i shtrirë, ku mbeti fer-plej? Portieri i shtrirë në tokë, loja luhet dhe shënohet goli i dytë.

“Bota sot”: Sipas jush, humbja me 5:0 nuk ka qenë reale në bazë të asaj që u zhvillua në fushë?

Valdet Shoshi: Deri te goli i dytë gjithçka ka qenë e paqartë. Mandej ndodhi ajo që e kemi paraparë. U bën zëvendësimet ku Trepça ‘89 i kishte shumë me kualitativ dhe ajo bëri diferencën shumë më të madhe. Në lojë ishte më dominuese dhe krijoi disa raste dhe askush nuk ia mohon këto Trepçës ‘89, por, unë pyes sikur te rezultati 0:0 të referohej penallti për ne, si dhe të ekzistonte fer –plej,  pakëz besoj se ndryshe do të ishte rezultati.  Prapë them se Trepça ‘89 ishte ekip shumë më kualitative se ne dhe askush s’kishte nevojë t’i ndihmonte.

“Bota sot”: A është Besa gati për sfidën e fundjavës, kundër Gjilanit?

Valdet Shoshi: Me Gjilanin do të mundohem t’i mënjanojmë ato gabime që u paraqiten në ndeshjen me Trepçën ’89.  Do të mundohem të paraqitemi sa më mirë dhe të dalim të pamposhtur nga Gjilani.

“Bota sot”: A besoni se Besa brenda një kohe do të stabilizohet dhe nuk do të rrezikohet për largim nga elita?

Valdet Shoshi: Ky është qëllimi ynë që të mundohem të stabilizohemi sa më shpejt dhe të grumbullojmë sa më shumë pikë që kemi mundësi në këtë pjesë dhe të shikojmë në janar për t’u kompletuar sa më mirë në stinorin pranveror. Shpresoj që në kampionat pas xhiros së parë do të jemi me të kompletuar. Të shikojmë se deri në fund a mund të sjellim edhe ndonjë lojtar.

“Bota sot”: Pa shumë lojtarë, a do të gjeni zëvendësime në fillim të edicionit?

Valdet Shoshi: Pas xhiros së parë do të jemi më komplet. Të shikojmë deri në fund të afatit kalimtar, se a mund të sjellim ndonjë lojtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat