Prishtina, gati për sfidën e parë

Futboll

Prishtina, gati për sfidën e parë

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2017 Në ora: 19:33
Arsim Thaçi e Liridon Fetahaj

Shumica e skuadrave janë të gatshme për fillimin e edicionit të ri në elitën e futbollit. Në fundjavë hapet perdja e edicionit të ri në Superligën e Kosovës dhe qysh në javën e parë do të zhvillohen disa derbi, si ai ndërmjet Prishtinës e Dritës nga Gjilani, pastaj ballafaqimi i rivalëve nga Rrafshi i Dukagjinit, Vëllaznimi - Liria. Skuadra më e trofeshme në vendin tonë, Prishtina, është gati për betejat e reja, e cila të dielën që e lamë pas triumfoi në miqësore me rezultat 2:0 ndaj Vllaznisë nga Pozhorani.

Sulmuesi i Prishtinës, Liridon Fetahaj, po kalon formë jashtëzakonisht të mirë në ndeshjet miqësore dhe beson e shpreson se do të jetë edhe më i mirë gjatë kampionatit. “Mendoj se jam në formë të mirë, mirëpo duhet punuar shumë, pasi ka shumë konkurrencë. Besoj që këto ndeshje janë vetëm një pasqyrë e përgatitjeve që kemi bërë deri tani”, thotë Fetahaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Futbollisti mendon se skuadra është e gatshme për edicionin e ri: “Mendoj se jemi gati për këtë edicion. Kemi bërë përgatitje të mundimshme, të ngarkuara dhe me shumë disiplinë që për mendimin tim, jemi gati për ndeshjen e parë”.  Në hapje Prishtina do të ndeshet me Dritën që ka sjellë një numër të madh të lojtarëve cilësorë. Bardhekaltrit pretendojnë fitore...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat