Valencia refuzon 22 milionë euro për Cancelon

Futboll

Valencia refuzon 22 milionë euro për Cancelon

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 21:02
Joao Cancelo

Mbrojtësi portugez po kërkohet nga shumë klube evropiane.

Valencia i ka thënë ‘jo’ ofertës së Tottenhamit prej 22 milionë eurove për mbrojtësin Joao Cancelo.

Klubi nga Londra ka qenë i pari që ka provuar të dërgojë një ofertë zyrtare për portugezin, për të cilin janë duke u interesuar edhe Chelsea, Juventusi e Interi.

Vetë trajneri i Valencias, Marcelinho ka theksuar që lojtari nuk është në shitje, pasi që ai bën pjesë në planet e tij.

Megjithatë mediat në Spanjë shkruajnë se nëse vjen një ofertë prej 25 milionë eurosh, atëherë Valencia mund të ndërrojë mendje dhe ta lejojë lojtarin të largohet nga Mestalla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat