Jese afër kalimit te Stoke

Futboll

Jese afër kalimit te Stoke

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 23:43
Jese Rodriguez

Futbollisti spanjoll është në kërkim të një klubi të ri.

Jese Rodriguez do të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë pasi që nuk ka vend në formacionin e parë të trajnerit Unai Emery.

Ish-futbollisti i Real Madridit, flitej se ishte pranë transferimit te Fiorentina në Serie A, por duket se ai ka ndërruar mendje.

Mediat në Itali shkruajnë se ai ka pezulluar bisedimet me Fiorentinën, pas një oferte që i ka ardhur nga Stoke City.

Jese preferon Premier Ligën para Serie A dhe kjo është arsyeja pse ai ka nisur bisedimet me klubin ku luan edhe Xherdan Shaqiri.

Në ditët në vazhdim pritet që Jese t’i bashkohet Stoke Cityt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat