Zyrtare: Feghouli nga West Ham te Galatasaray

Futboll

Zyrtare: Feghouli nga West Ham te Galatasaray

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 00:27
Sofiane Feghouli

Galatasaray e ka zyrtarizuar blerjen e Sofiane Feghouli nga West Ham për shumën e 4 milionë eurove.

Mesfushori 27 vjeçar do të bashkohet me klubin e madh nga Super Lig turke ku ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

Feghouli që më parë ishte pjesë e Valencias kishte kontratë me klubin londinez edhe për tri vite.

“West Ham United dëshiron ta falënderoj Sofianen për punën e tij dhe i uron fat në vazhdimin në karrierën e tij”, thuhet në njoftimin e klubit nga Liga Premier.

Feghouli do t’i hap rrugën ndoshta transferimit më të shtrenjtë në histori të West Ham që e duan William Carvalhon që vlen 30 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat