Basti i fituar i Igli Tares

Futboll

Basti i fituar i Igli Tares

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 11:36
Igli Tare

Ishte fitorja e Lazios, e Lotitos, Inzagit, por mbi të gjitha edhe e Igli Tares. Basti i vështirë që vuri me “veten” dhe tifozët bardhekaltër për të lënë jashtë kësaj finaleje sulmuesin Balde. Në deklaratën e tij përpara ndeshjes tha se lojtari nuk ishte shumë i përqendruar dhe të gjithë bashkë morën vendimin për të mos e grumbulluar.
Një vendim që përpara finaleve të rëndësishme është gjithmonë i diskutueshëm dhe përhap polemika, sidomos kur ekipi e humbet ndeshjen. Por, për fatin e mirë të Tares dhe drejtuesve të Lacios, ekipi u përgjigj shumë mirë në fushën e lojës dhe nuk zhgënjeu, pavarësisht se në fushë dhe as në stol nuk ishte Keita Balde.
imobile keita lacio
Tare fitoi jo vetëm Superkupën, por edhe një bast deri diku të rrezikshëm. Tani, drejtori sportiv i bardhekaltërve ka për detyrë të shesë sulmuesin. Ofertat për të nuk mungojnë, por mbetet të kuptohet destinacioni. Napoli, Juventus apo Inter. Të gjithë e kërkojnë, por do të vendosë Lotito me Igli Taren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat