Indinjatë te Reali

Futboll

Indinjatë te Reali

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 15:54
Ilustrim

Një tërbim i madh është ngjallur brenda klubit të Real Madrid dhe mes tifozëve të “Los Blancos”, për gjykimin e De Burgos Bengoetxea, në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës, e cila u “kompletua” me skualifikimin pesë javor për Cristiano Ronaldo.

Indinjata, sipas asaj që shkuan “Marca”, ka arritur pikën më të lartë. Drejtuesit dhe futbollistët mendojnë se janë të penalizuar nga gjyqtarët. Për ndeshjen e kthimit, të mërkurën në mbrëmje, është përgatitur edhe një “pañolada” (valëvitje shamish) në “Santiago Bernabeu”, në minutën e shtatë.

Ndeshja e kthimit kundër Barcelonës (gjithçka nis nga rezultati 3-1 për Real Madrid) ka filluar në rrjetet sociale dhe në shkallët e stadiumit pritet një atmosferë e nxehtë. Në minutën e shtatë të ndeshjes, tifozët e Real Madrid do të protestojnë për gjyqtarët dhe për episodin e ndodhur në “Camp Nou”, ku protagonist ishte Cristiano Ronaldo, i ndëshkuar me dy kartonë të kuq (një javë skualifikim) dhe fajtor për një të shtyrë ndaj gjyqtarit të ndeshjes (katër javë skualifikim). Ai që do të drejtojë ndeshjen delikate do të jetë José María Sánchez Martínez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat