Buffon, Messi e Ronaldo në garë për ‘Lojtarin e Vitit’

Futboll

Buffon, Messi e Ronaldo në garë për ‘Lojtarin e Vitit’

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 16:55
Buffon, Ronaldo e Messi

Asociacioni më i lartë i futbollit evropian, UEFA, bëri të ditur se tre lojtarë janë në garë për epitetin e lojtarit më të mirë. Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe ai i Barcelonës, Lionel Messi janë nominuar për çmimin si ‘Lojtari më i mirë i vitit”. Çmimi që jepet nga UEFA, votohet nga 80 trajnerë dhe 55 gazetarë nga të gjitha shtetet anëtare të Evropës. Lojtarët do të gjykohen për përfomancën në nivel garash, si në kampionat vendas ashtu edhe nacional. Buffon dhe Juventus kanë fituar dy trofe këtë sezon, por dështuan në finale të Champions League. UEFA bëri të ditur se çmimi do të jepet me 24 gusht në Monaco, kur edhe do të hidhet shorti për fazën e grupeve të Champions League dhe Europa League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat