Sergi Roberto largohet nga Barcelona?

Futboll

Sergi Roberto largohet nga Barcelona?

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 19:04
Sergi Robertos

Futbollisti spanjoll nuk është i kënaqur me situatën e tij në klubin katalanas.

E ardhmja e Sergi Robertos mbetet në dyshim të madh.

Ardhjet e Nelson Semedos dhe Paulinhos, kanë bërë që spanjolli që luan si mbrojtës i djathtë dhe si mesfushor parashikohet të ketë më pak hapësira në formacion dhe vetë Sergi Roberto dëshiron largimin nga katalanasit.

Sipas së përditshmes spanjolle Sport, për futbollistin interesohen, Manchester United dhe Chelsea që janë gati t’i ofrojnë Barcelonës më shumë se 40 milionë eurove, ndërkohë 25-vjeçari për faktin se nuk konsiderohet titullar nga trajneri i ri Ernesto Valverde, po mendon për të vendosur se cila mund të jetë zgjedhja më e mirë për karrierën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat